Presidenti, Hashim Thaçi, thotë se zërat kritik për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë duhet të shihen me respekt, por mentaliteti tribal nuk duhet të ndikojë në vonesat, nga qasja e ngurtë.
“U pa se nuk ka pasur thika. Ku mbetën ato gënjeshtra e konspiracione? Ata njerëz duhet t’i kërkojnë falje qytetarëve të Kosvës, por asnjë hap nuk duhet të bëhet pa unitetin e të gjithëve, pozitë e opozitë”, është shprehur Thaçi para gazetarëve.
Sipas tij, zhvillimi ekonomik e krijimi i vendeve të punës kanë qenë prioritet i shtetit të Kosovës njësoj si edhe zbardhja e fatit të personave të pagjetur.
“Dëshmia më e mirë është edhe zotimi dhe veprimi konkret që ka ndërmarr Kosova në luftë kundër terrorizmit. Shprehi konsideratën më të lart për lidershipin e Trumpit që konkretizoj përpjekjen për të ecur përpara në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe në fund shpresojmë në njohje”.
Presidenti Thaçi shprehë përkushtimin për një marrëveshje mes dy vendeve Kosovës e Serbisë dhe normalizim të marrëdhënieve.
“Por që kjo të arrihet duhet mbështetje ndërkombëtare dhe këtë e garanton Washingtoni, por na duhet edhe një konsensus i brendshëm politik”.
Sipas Presidentit, po të kishte dakordim të spektrit politik në Kosovë, marrëveshja do të bëhej më herët.
“Na tash e pesw vite kemi humbur mundësin për liberalizim të vizave shkaku i këtyre fjalëve dhe mos koordinimit të palës kosovare”./arbresh.info/
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick