Ka ndërruar jetë Shefqet Krasniqi, veterani i njohur i arsimit në Deçan.
Pas një beteje të shkurtër me Covid 19, atdhetari nga Duboviku u Deçanit ndërroi jetë në Spitalin e Pejës.
Shefqet Krasniqi njihet si një nga mësimëdhnësit e parë në komunën e Deçanit, punëtor i zoti në arsim që ka nxjerrur shumë breza të dijes në këtë komunë.
Krasniqi mori pjesë ndër vite në shumë aktivitete kombëtare, që nga pajtimi i gjaqeve, mbajtja e mësimit nëpër shtëpi gjatë viteve të 90-ta dhe luftën e fundit çlirimtare.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 14-00 në Dubovik të Deçanit.
Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të kryhet vetëm nga rrethi i ngusht familjarë për shkak të masave shtetërore ndaj pandemisë./
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...