Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, të cilit i ka dëshiruar mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në punën e re.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka vetëm një drejtim, anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar vullnetin e institucioneve që të punojnë pa ndalë në këtë drejtim, thekson komunikata.
“Është arritur shumë, por edhe shumë mbetet për t’u bërë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ambasadori Szunyog u shpreh i lumtur me detyrën e re dhe njoftoi për projektet e reja të BE-së, veçanërisht ato me theks në tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19.
Presidenti Thaçi e siguroi ambasadorin Szunyog se do ta ketë përkrahjen dhe bashkëpunimin e plotë të institucioneve të shtetit të Kosovës në realizimin e projekteve që afrojnë Kosovën drejt BE-së.

Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK