Policia e Kosovës sot mbush 21 vjet nga themelimi.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm dhe më profesional në vend.
“Mirënjohës përjetë gjithë pjesëtarëve të PK-së që ranë në krye të detyrës. Ata janë heronjët tanë të paqes. Kujtimi dhe nderimi për ta do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë si shtet e si popull”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
U bën njëzetenjë vite prej kur Kosova u bë me Polici të saj. Mijëra vajza e djem të uniformuar përgjatë më shumë se dy dekada ofrojnë siguri për qytetarët. Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm dhe më profesional në vendin tonë, institucion ky që konsiderohet model për edhe për vendet e rajonit. Mirënjohës përjetë gjithë pjesëtarëve të PK-së që ranë në krye të detyrës. Ata janë heronjët tanë të paqes. Kujtimi dhe nderimi për ta do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë si shtet e si popull.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK