
Skyline of Manama Central Business District. The capital of Bahrain
Bëhet e ditur se është miratuar kërkesa e qeverisë së Abu Dabit për përdorimin e hapësirës ajrore të Bahreinit për fluturimet e ndërsjella që do të zhvillohen në EBA nga “të gjitha vendet”.
Bahreini njoftoi se lejon përdorimin e hapësirës së tij ajrore për fuluturimet që do të zhvillohen mes Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Izraelit.
Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve BNA të Bahreinit, të cilin e bazon mbi një zyrtar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, bëhet e ditur se është miratuar kërkesa e qeverisë së Abu Dabit për përdorimin e hapësirës ajrore të Bahreinit për fluturimet e ndërsjella që do të zhvillohen në EBA nga “të gjitha vendet”.
Me vendimin në fjalë avionëve izraelitë u hapet rruga për përdorimin e hapësirës ajrore të Bahreinit në fluturimet që do të realizojnë në EBA.
Gjithashtu edhe Arabia Saudite ditë më parë lejoi përdorimin e hapësirës së saj ajrore për fluturimet e ndërsjella që do të realizohen në EBA nga të gjitha vendet. Fluturimi i parë komercial mes Tel Avivit dhe Abu Dabit u realizua ditën e hënë. Qeveria saudite për herë të parë në historinë e saj lejoi që një avion i kompanisë ajrore të Izraelit të përdorë hapësirën e saj ajrore.
Delegacioni izraelit pas takimeve në EBA, kthimin për në Tel Aviv e kreu duke përdorur hapësirën ajrore të Arabisë Saudite.
Arabia Saudite nuk lejonte që avionët e Izraelit të përdornin hapësirën e saj ajrore për shkak se nuk kishte marrëdhënie diplomatike me këtë vend./AA/
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...