Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se pushimi i deputetëve nuk është dashur të ndodhë në këtë kohë të rëndësishme për vendin.
Në një intervistë në “Ora Shtatë”, Musliu-Shoshi ka potencuar se është pushuar mjaftueshëm gjatë pandemisë derisa në këtë kohë është dashur të punohet.
“Në këtë kohë të rëndësishme Kuvendi është në pushim. Gjatë pandemisë kemi pushuar mjaftueshëm derisa tani nuk është dashur të gjendemi në pushim pasi që kjo është një kohë e rëndësishme për vendin“, ka thënë deputetja.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi që po ndodh në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Deputetja e PDK-së ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është dashur që të jetë më transparent edhe me opozitën.
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë