Një mjeke pneumologe e spitalit “Shefqet Ndroqi” ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u shënua dje në këtë spital, ku një pacient 65-vjeçar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i pavijonit.
Teksa i shprehu ngushëllime familjes, ajo tha se krahas trajtimit për koronavirus, 65-vjeçari po trajtohej edhe për shqetësime psikologjike.
“Jam para jush në emër të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ku çdo ditë po bëhet një punë e jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë për pacientët që trajtohen për Covid-19, e cila është një sëmundje shumë e rrezikshme, e pabesë, që ka tronditur të gjithë botën. Në emër të stafit të spitalit tonë shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së pacientit 65 vjeçar, me inicialet H.M., i cili dha fund jetës mbrëmjen e djeshme. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.
Ju informoj se, 65-vjeçari ishte shtruar me pneumoni si pasojë e Sars Covid 2 dhe po trajtohej prej vetëm 24 orësh në spitalin tonë me terapinë e simptova Covdi-19 si dhe shqetësime psikologjike duke u asistuar nga stafi mjekësor.Sigurojmë qytetarët se do shërbejmë me përkushtim e sakrificë për të gjithë pacientët.”, tha mjekja pneumologe.
Më herët spitali në një deklarate zyrtare, informoi se “65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit”.
Reagimi i spitalit
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.
65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.
Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë./TCH
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...