Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka dalë sot në konferencë për medie, ku ka folur rreth ndeshjeve që Kosova do t’i mbajë këtë muaj, që janë me Moldavinë dhe Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sipas Challandes këto dy ndeshje do të jenë shumë të vështira, raporton arbresh.info
E vështirësinë trajneri I Kosovës e sheh tek lojtarët, pasi që sipas tij është e vështirë që të rrezikohet sepse pas periudhës së pandemisë ka lojtarë që kanë pauzuar për një kohë të gjatë.
“Nuk është e lehtë ta kemi një ekip të komponuar ndaj dy skuadrave, kemi lojtarë që kanë filluar para dyjave, ka lojtarë pa ekip, ka që nuk kanë luajtur nga përfundimi I kampionateve, nuk mund të rrezikojmë shumë në lojtarë, sepse do të na kushtonte shumë për muajin tetor, pra na duhet një ekip shumë I fortë ndaj Moldavisë dhe Greqisë”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/989393544835515/
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...