Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se çështja më e vështirë dhe e ndërlikuar për Serbinë në këtë moment është çështja e Kosovës.
Ai tha se Serbia mori agjendën e takimit në Uashington më 3 shtator, i cili ka vetëm një pikë problematike për palën serbe, por nuk është i sigurt se do të ndalet këtu.
“Nuk jam i sigurtë që do të ndalemi këtu. Nuhatja ime politike, beson se do të përballemi me supriza tjera të mundshme”, tha ai, shkruan B92, transmeton portali arbresh.info
Presidenti serb përmendi që Donald Trump më parë kishte deklaruar se gjatë diskutimit do të bisedohet për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa shtoi se “tema e vetme në Shtetet e Bashkuara dhe para bashkësisë ndërkombëtare do të jetë njohja e ndërsjellë”.
“Me kokëfortësinë time, dhe me cilado lloj sfida që do të përballemi, unë do të mbroj interesat kombëtare”, tha ai.
Vuçiq tha se nëse ai do të pranonte se do të kishte surpriza, ai beson se ai do të ishte serbi i parë që do të kishte një takim dypalësh me Trump.
Ai shtoi se e ndjen se gjatë takimit në Uashington do të përballet me supriza, ndërsa ka theksuar se edhe mund të refuzojë takimin./arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit