Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, së bashku me deputetin tjetër Shpejtim Bulliqin kanë mbajtur konferencë për medie në 5 vjetorin të nënshkrimit të demarkacionit me Malin e Zi.
Aliu tha se kreu i LDK-së Isa Mustafa i cili ishte nënshkrues i Zajednicës dhe Ramush Haradinaj që mundësoi të kalojë ky proces janë instrumente të së njëjtës lojë, shkruan arbresh.info
Po ashtu deputeti i VV-së thotë se klubi i stërvjetëruar politik siç e quan ai, ka përpjekje që të nënshkruaj edhe një marrëveshje të dëmshme me shtetin e Serbisë.
“Isa Mustafa si nënshkrues i Zajednicës dhe Ramush Haradinaj që mundësoi ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, janë instrumente të së njëjtës lojë, kur thuhej se Kosova nuk humb territor, u qartësua këtë verë, gënjeshtra tjetër ishte liberalizimi i vizave. Me ta liberalizimi vetëm sa largohej, që nga viti 2009 kur është mbajtur konferenca e parë që u paralajmërua ky rrezik, VV e ka ngritur zërin”, ka thënë Aliu.
“Ka përpjekje edhe nga klubi i stërvjetruar politik që të nënshkruajë marrëveshje të dëmshme me Serbinë”, ka thënë Aliu./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/246266663366843/
“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell