VV kërkon zgjedhje, Isa Mustafa vendosi një kryeministër “kukull”

13:50 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një konferencë për medie ka thënë se gjendja që po ndodhemi është fatale për shkak të çakordimit në mes të partnerëve të koalicionit.

Ai e ka quajtu Hotin kryeministër “kukull” dhe të pafuqishëm për të marr vendime të mëdha, shkruan arbresh.info

E për shkak të këtyre Konjufca thotë se zgjidhja e vetme janë të shkojnë në zgjedhje.

“Kjo është fatale në këtë gjendje që ndodhemi të ketë kësi diskursi nga Hoti e Haradinaj. Ne po bëjmë thirrje sa nuk është vonë sepse kjo qeveri e ka vjedhur pushtetin. Isa Mustafa e ka vendos një kryeministër kukull ne krye të qeverisë e kjo vetëm se vetë nuk mund ta ushtoj postin e kryeministrit e vendos Avdullah Hotin. Ky kryeministër nuk mund të marr vendim të mëdha për Kosovën ose i merr në dëm të Kosovës sepse atje varet shumë se sa i fuqishëm je nga populli. Prandaj zgjedhjet janë të rëndësishme sepse janë legjitimit i ri politikë që përballë Serbisë të jenë ata që i zgjedh populli sepse kështu nuk shkohet përpara”, tha Konjufca./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/328323108315829/

Shpërndaje në rrjete sociale