VMRO-DPMNE-ja vlerëson se me Qeverinë e re me kuadro të vjetra sipas kësaj partie, të komprometuara, vendin e pret periudhë e vështirë.
Kjo parti akuzon mandatarin për kryeministër, Zaev dhe ministrat e propozuar nga LSDM-ja, Shekerinskën, Dimitrovin, Filipçen, Boçvarskin, Mariçiqin, Carovskën e Shahpaskën për nepotizëm dhe mos-sukses të deritanishëm.
Shtojnë se dhënia e sektorit të financave, ekonomisë dhe pozitës së zv/kryeministrit, BDI-së do të jetë vetëm arsyetim për dështimet e Qeverisë së re. Përbërja e Qeverisë së re, sipas VMRO-së, nuk përmbush barazinë gjinore, pasi përfaqësimi i grave është i ulët.
“Shteti fiton Qeveri të re me kuadro të vjetra, të komprometuara dhe të harxhuara. Maqedonia fiton Qeveri të re me kuadro kriminele të ngarkuar me nga dhjetëra afera, raste të nepotizmit dhe dyshimesh për korrupsion. Ata që e bënë shtetin rekorder për korrupsion, krim dhe dështim në Evropë tani sërish do të udhëheqin me institucionet. Vijon periudhë e rëndë për Maqedoninë- deklaroi Dafina Stojanoska, VMRO DPMNE./alsat
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...
Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me...
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...