Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të ketë kujdes nga lojërat që Serbia po i bën. Këtë koment ai e dha duke publikuar një fotografi të ushtarëve serbë në Bjellorusi.
Anëtari i kryesisë së PDK’në Enver Hoxhaj, i cili mandatin e kaluar ishte zëvendëskryeministër, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter, ku shihen forca të ushtrisë serbe në Bjellorusi, atje ku po mbahen protestat kundër presidentit bjellorus, Aleksandr Lukshenko.
Hoxhaj, ka thënë se përmes këtyre fotografive, shihet përkrahja e Aleksandar Vuciq ndaj regjimit autoritar në Bjellorusi.
Tutje, ka shtuar se është shqetësuese prania e mercenarëve dhe ushtarëve serbë atje.
“Fotografitë nga Frank Vicocoroka tregojnë përkrahjen ndaj regjimit autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi nga Aleksandar Vucic. Mercenarët serbë dhe prania ushtarake në Bjellorusi janë shqetësuese. Shërbimi i jashtëm Evropian dhe Josep Borrell, duhet të jenë të kujdesshëm ndaj lojërave të ndyta të Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Photo evidence by Franak Viocoroka shows the support to authoritarian regime of #Lukashenko in #Belarus by @avucic. Serbian mercenaries & military presence in Belarus is worrying. @eu_eeas @JosepBorrellF should be careful of Serbia’s dirty games pic.twitter.com/Ystq0XSQzt
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) August 15, 2020
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...