Bashkimi Evropian (BE) përshëndeti marrëveshjen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për të normalizuar marrëdhëniet, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Normalizimi i marrëdhënieve do të jetë fitimprurës për të dy palët dhe është i rëndësishëm për stabilitetin rajonal”, tha para gazetarëve Nabila Massrali, zëdhënësja për politikë të jashtme e Komisionit Evropian.
“BE-ja është e angazhuar për një zgjidhje dyshtetërore dhe është e gatshme të punojë për rifillimin e negociatave midis izraelitëve dhe palestinezëve”, shtoi ajo.
Sipas marrëveshjes, e cila u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe EBA ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet, ndërsa Izraeli u zotua që “përkohësisht” të pezullojë planin e tij të aneksimit të Bregut Perëndimor të pushtuar.
EBA u bë vendi i tretë arab që firmosi marrëveshje paqeje me Izraelin pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në vitin 1994.
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...