Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka anuluar tenderin për furnizim me boca të oksigjenit, të parapara si boca rezervë në rast të përkeqësimit të situates.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.
Sipas SHSKUK’së, tenderi ka qenë për boca dhe jo furnizim me oksigjen, siç është raportuar në disa media.
“Këto boca nuk janë liferuar pas konsultimit me SHSKUK-në, e cila do të kryejë shumë shpejt procedurat e prokurimit për furnizim me boca për të gjitha spitalet. Gjithashtu, ju njoftojmë se ky tender ka qenë për boca dhe jo furnizim me oksigjen, siç është raportuar në disa media. Spitali i Ferizajt furnizohet me oksigjen nga kompania Medical Group dhe operatori i dyte Medica, me të cilat ka kontratë SHSKUK”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2669472020036254
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...