Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani ka thënë se viti i ri shkollor do të fillojë në shkolla. Ai ka sqaruar se janë duke e shqyrtuar mundësinë që mësimi nga klasa e parë deri në klasën e pestë të zhvillohet në shkolla.
Ramadani tutje ka shtuar se nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, po ashtu edhe në shkollat e mesme, mësimi do të zhvillohet në formë mikse. Ndërsa për mësimin në universitet, Ramadani ka thënë se do të zhvillohet online.
“Fillimi i vitit shkollor do të fillojë në të gjitha nivelet, por do të varet forma e zbatimit. Grupi i ekspertëve të IKSHPK-së dhe MASH-it kanë punuar dhe po shihet mundësia për hapjen e shkollave për klasën e parë deri në klasën e katërt, eventualisht klasën e pestë si hapje fizike. Prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë dhe shkollën e mesme do të jetë një formë mikse. Në Universitet hapja do të online”, ka thënë Ramadani.
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...