Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së sotme ka pranuar donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë.
Nga ky donacion janë dhuruar maska dhe pajisje tjera mjekësore, raporton arbresh.info.
Një mijë maska dhe 300 mijë pajisje tjera mbrojtëse.
Pranimin e këtij donacioni e ka bërë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Yallderai Bajrami.
Ai me këtë rast tha se këto donacione janë të mirëseardhura gjithmonë në këtë kohë pandemie.
“Çdo herë ndihma është e mirëpritur për shkak të pandemisë nga donator dhe mërgata jonë. Ne sot kemi pranuar një mijë maska dhe 300 mijë pajisje mbrojtëse nga kompania “Sezin”, ka thënë Bajrami./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/928206574347228/
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...