Shteti kujdeset edhe për gratë dhe burrat jashtëmartesorë të të akuzuarve nga specialja, ua paguan vizitat për në hagë

15:03 | 9 Gusht 2020
A Z

Udhëzimi Administrativ për Mbështetjen e Nevojshme Financiare për anëtarët e ngushtë të familjes së personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në procesin gjyqësor pran Dhomave të Specializuara, ua mundëson grave dhe burrave jashtëmartesor që t’i vizitojnë të dashurit e tyre nëse ata do të ballafaqohen me akuzat e Gjykatës Speciale.

Në këtë udhëzim është paraparë që të shkojnë deri në 12 familjarë të ngushtë ku është selia e Speciales për t’i vizituar të afërmit. Krejt kjo bëhet me para të shtetit.

Pra edhe gratë ose burrat jashtëmartesor  të atyre të cilëve mund të u ngritën aktakuza nga Specialja do të mund të shkojnë t’i vizitojnë partnerët e tyre në Hagë me para të shtetit.

Udhëzimi i nënshkruar nga  ministri i Drejtësisë Selimi Selimi, parasheh vizita në Hagë për 12 anëtarë të “NGUSHTË TË FAMILJES”.

Në nenin 1, pika 1.1, Udhëzimin Administrativ për Mbështetjen e Nevojshme Financiare për anëtarët e “NGUSHTË TË FAMILJES” së personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në procesin gjyqësor pran Dhomave të Specializuara, ka paraparë se në kuadër të familjes së ngushtë hyn edhe gruaja ose burri jashtëmartesor.

“Anëtarët e ngushtë të familjes – në kuptim të këtij udhëzimi administrativ janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët, fëmijët jashtëmartesor, fëmijët e adoptuar (birësuar), prindërit, vëllezërit, motrat, njerka, njerku, si dhe bashkëshorti/bashkëshortja jashtëmartesore”, shkruan në Udhëzimin Administrativ.

Kuvendi i Kosovës me rishikimin e buxhetit ka vendosur t’i ndajë 20 milionë euro për përkrahjen e personave që do të akuzohen nga Gjykata Speciale. Më herët ishin paraparë në buxhet 3.5 milionë. Këtë shtim të mjeteve e kishte kërkuar në seancë deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi.

Gjykata Speciale ishte themeluar për t’i hetuar pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty, i cili kishte hartuar një raport me të cilin i përfshinte ish-udhëheqësit e UÇK-së në krime kundër njerëzimit deri te vrasjet politike të pasluftës.

Nga janari 2019 janë intervistuar më shumë se 200 persona, përfshirë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, kryetarë komunash e qytetarë të thjeshtë.

Madje, ka një njoftim se aktakuzat e para që kanë shkuar në Speciale ku janë nëntë ish-udhëheqës të UÇK-së në mesin e të cilëve edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Deri në tetor është koha kur do të refuzohet ose konfirmohet një aktakuzë e tillë e Speciales.

Shpërndaje në rrjete sociale