Një grup aktorësh nga Prishtina kanë kërkuar të punësohen në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”.
Ky grup ka kërkuar hapjen e konkursit për të pranuar 15 aktorë për themelimin e trupës rezidente që do të ngjallë më shumë aktivitetet në këtë teatër.
Aktori i njohur, Ilir Prapashtica, në emër të aktorëve kërkon që ta kenë një vend të punës ku mund të shprehin talentin e tyre.
“Ne po kërkojmë një vend të punës. Ai vend i punës është Teatri, kryesisht tash janë themeluar trupat rezidente të aktoreve rezident në teatrot e qyteteve. Vetëm në kryeqytet kjo ka ngecë për disa procedura ligjore”, tha Prapashtica për arbresh.info.
E aktorja Molikë Maxhuni po kërkon nga institucionet përkatëse vetëm të respektohet ligji, sipas së cilit duhet të jenë 20 aktorë të punësuar.
“Ne po kërkojmë të themelohet trupa rezidente e aktorëve dhe të funksionojmë edhe ne si çdo teatër tjetër në komunat tjera. Ne nuk po kërkojmë asgjë vetëm me u respektu ligji”, ka thënë ajo.
Maxhuni thotë se kryeqyteti, Prishtina duhet të ketë një status të veçantë me një numër më të madh të aktorëve.
Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës Blerta Basholli tha për arbresh.info se Komuna e Prishtinës do të hapë konkurs vetëm për pesë aktorë.
“Meqenëse Teatri i Qytetit të Prishtinës “TQP Dodona” i ka gjithsej 17 të punësuar, prej tyre 4 aktorë, na janë lejuar vetëm 5 pozita shtesë që të bëhen 22. Këshilli i Dodonës dhe Drejtori i Teatrit kanë vendosë që këto 5 pozita të lejuara të shfrytëzohen vetëm për aktorë rezident, gjë që do ta rriste numrin e aktorëve rezident në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “TQP Dodona” në 9 aktorë. Këtë e kam mbështetë edhe unë si Drejtore e Kulturës”, tha Basholli.
Basholli tha se pas takimit që ka pasur me aktorët i kanë kërkuar që të mos hapet konkursi vetëm për pesë aktorë ku sipas tyre ky numër nuk është i mjaftueshëm, dhe se duhet të kërkojmë më shumë pozita për aktorë resident për Qytetin e Prishtinës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/772252086851878
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona