Drita e ka nisur mirë aventurën e saj në garat evropiane.
Në fazën preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, Drita ka shënuar fitore 2:1 kundër Inter Escaldes, shkruan lajmi.net.
‘Intelektualët’ e drejtuar nga Ardijan Nuhiji e nisën më mirë takimin, duke arritur që të kalojnë në epërsi pas vetëm 21 minutave, me anë të Xhevdet Shabanit.
Escaldes reaguan në minutën e 29’ me anë të Emili Garcia, por kjo ishte krejt çka skuadra nga Andorra bëri.
Në minutën 45+3, Hamdi Namani realizoi edhe një herë për Dritën, duke bërë që ‘Intelektualët’ të shkonin në pauzën 15 mintuëshe me një gol epërsi.
Në pjesën e dytë, skuadra e Nuhijit arriti të administronte mirë me rezultatin, duke bërë që ta ruajnë kështu epërsinë deri në fund.
Pas kësaj fitore, Drita tashmë do të ketë punë me skuadrën e Linfield, në finalen e fazës preliminare të LK.
Fituesja e Dritës dhe Linfield do të kualifikohet në raundin e parë të garave kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...