Për shkak të rregullave kufizuese të Coronës, çiftet e pamartuar nga vende të ndryshme, pjesërisht ka muaj që nuk shihen. Tani Gjermania liron rregullat kufizuese të udhëtimit për partnerët.
Siç ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Brendshme, partnerët në çift nga vendet jashtë BE-së, dhe të pamartuar nga e hëna mund të udhëtojnë sërish në Gjermani.

Kusht për këtë lehtësim në udhëtimin në Gjermani është sipas të dhënave të ministrisë një partneritet afatgjatë. Ky do duhet të provohet përmes një banese të përbashkët të mëparshme jashtë apo përmes takimeve personale të mëparshme në Gjermani, që duhet të vërtetohen. Krahas dokumenteve të udhëtimit, që duhet të provojnë takimet e mëparshme, duhet paraqitur një ftesë e partnerit që jeton në Gjermani dhe një deklaratë e përbashkët e nënshkruar për ekzistencën e marrëdhënies në çift.
Seehofer nën presion
Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer deklaroi se e „përshëndet faktin, që në kuadër evropian po e mundësojmë këtë.” Ai kujtoi, se kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë së Coronës janë koordinuar në plan evropian. Komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johannson i kishte informuar kolegët e BE për rregulloren e re.

Seehofer ndodhej nën presion, sepse çiftet me kombësi të ndryshme kishin javë që kërkonin një zgjidhje. Komisioni Evropian kërkoi në fund të korrikut përjashtime për të huajt si çifte të pamartuara që të lejohen të hyjnë në BE. Seehofer këmbëngulte, se donte një zgjidhje evropiane dhe jo kombëtare, gjë që shkaktoi reagime nga partneri i koalicionit, SPD./DW
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...