Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka apeluar te qytetarët që të mbajnë maskën, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për higjienën personale, në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19.
Në video-mesazhin e Krasniqit, shihen edhe pamje të dhomave ku po trajtohen pacientët me COVID-19, të cilat duket se kanë kushte të mira.
“Kosova është futur në një fazë kritike në përballjen me pandeminë COVID-19. Dhjetëra njerëz po humbin jetën çdo ditë. Institucionet tona po raportojnë për shifra të frikshme të të infektuarve. Spitalet tona janë mbushur me pacientë të prekur nga COVIDI. Stafi shëndetësor po mundohet me kapacitete maksimale të ofrojë shërbim shëndetësore për të gjithë ju.
Mos harroni, virusi ekziston, është më pranë sesa që ju mund ta mendoni. Andaj, ju lutem kujdes shumë! Vendoseni maskën, ruajeni distancën, kujdesuni për higjienën e juaj personale. Është kaq e thjeshtë ta mbroni vetën dhe të tjerët”, ka deklaruar Krasniqi.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X