Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar në lidhje me Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së.
Ambasada zvicreane ka thënë se ky ligj mund të minojë lirinë e shprehjes si një nga të drejtat themelore.
Ambasada e Zvicrës ka thënë, po ashtu, se ligji i propozuar mund të shkaktojë frikësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës.
“Pa përjashtuar të drejtën për të treguar respekt ndaj UÇK-së dhe anëtarëve të saj, Zvicra është e brengosur që Ligji i propozuar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së mund të minojë lirinë e shprehjes, një nga të drejtat themelore sipas Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Ligji i propozuar mund të kërcënojë disa qytetarë të Kosovës dhe të pengojë procese të tjera që synojnë trajtimin e së kaluarës. Zvicra inkurajon krerët dhe politikanët e Kosovës të gjurmojnë mënyra të tjera për të treguar respekt për UÇK-në”, thuhet në reagimin e Ambasadës zvicerane.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...