Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin e Kosovës, pas krizës që ka kapluar atë.
Hoti ka zhvilluar një takim virtual me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin, të cilët u pajtuan ta mbështesin këtë ndërmarrje publike.
Postimi:
Me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvilluam sot një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.
Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.
Po ashtu, shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...