12 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë, në spitalin e Pejës

09:00 | 7 Gusht 2020
A Z

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 55 pacientë me Covid-19.

30 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 13 Infermierë dhe 2 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Kanë qenë 7 lindje, 6 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit 187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,869 analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale