Në kohë pandemie, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të mbledh nënshkrimet për të thirrur mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.
Kjo për ta rrëzuar Qeverinë që udhëhiqet nga LDK me Kryeministër Avdullah Hotin.
E, sipas njohësve të rrethanave politike, kjo është një nismë e cila do ta kthej Vetëvendosjen në qendër të vëmendjes politike, pozicion të cilin e ka humbur përkohësisht, shkaku i zhvillimeve në vend.
Analisti politik Bekim Kabashi vlerëson se iniciativa e VV-së është një strategji opozitare e cila ka për qëllim që me një gjuajtje të godas në dy pika.
“E para për të shfaqur brishtësinë e koalicionit dhe problemet e kësaj Qeverie në menaxhimin e Pandemisë. Dhe e dyta, por jo më pak e rëndësishme, të nxjerrë në pah se opozite reale është VV, dhe jo PDK, e cila po shihet si parti e cila edhe mund t’i bashkohet koalicionit LDK-AAK-NISMA”, deklaron ai.
Sipas tij, Vetëvendosja është e vetëdijshme që ky mocion nuk do të ketë sukses në rrëzimin e Qeverisë.
“VV është e vetëdijshme që ky mocion nuk do të ketë sukses në rrëzimin e Qeverisë, por një nismë e cila do ta kthej atë në qendër të vëmendjes politike në vend, pozicion të cilin e ka humbur përkohësisht, shkaku i zhvillimeve në vend, si ato që lidhen me Pandeminë, e po ashtu edhe ato me dialogun me Serbinë”, thotë Kabashi.
Ndërsa, analisti politik Leon Duhanaj, vlerëson se kjo është dëshmia më e mirë se VV, tejkalon edhe kufijtë e arsyes për hir të interesit politik.
“Dëshmia me e mirë se VV, nuk bën asnjë përjashtim për mirë, përkundrazi ata tejkalojnë edhe kufijtë e arsyes për hire të interesit politik, është pikërisht nisma për mocion që e betonon hipokrizinë të cilën përfaqësojnë ata”, vlerësoi ai.
Tutje Duhanaj thotë se, në kohen e qeverisjes së tyre çdo kritikë e vajtonin se si po kritikohen në kohë pandemie.
“Në kohen e qeverisjes së tyre, nuk bënë asgjë me shumë se uzurpimit të bordeve të agjensive dhe konferencave për media. Çdo kritikë ndaj tyre e vajtonin, se si po kritikohen në kohë pandemie. Tani po e shpërfaqin interesin dhe qëllimin kryesorë, pra atë elektoral. Kjo nuk do të thotë që nuk është legjitime sepse kjo është me se normale. Por, do duhet të shërbente që t’mos përkraheshin kauzat e rreme moraliste të tyre”, pohon Duhanaj.
Ndryshe, më 25 mars të këtij viti në kohë pandemie me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë se Albin Kurtit u inicua nga partneri i koalicionit me Kurtin, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pas një serie përplasjesh mes dy partive.
Të gjitha grupet e tjera parlamentare në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe Listën Serbe, votuan pro mocionit të mosbesimit kundër qeverisë Kurti, duke e lënë të vetme Vetëvendosjen, e cila me 29 deputetë ishte partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019./A.Zeka/arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...