Shërohen 134 persona nga COVID-19

15:10 | 6 Gusht 2020
A Z

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 196 raste me Covid-19 dhe janë shëruar 134 persona.

196 raste të reja me Covid-19 dhe 134 të shëruar në 24 orët e fundit

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.

Shpërndaje në rrjete sociale