Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë edhe respiratorë që do të shërbejnë në betejën e Kosovës me Covid-19.
I pranishëm në dorëzim ishte Riccardo Sarri, ushtrues detyre i shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ministri i shëndetësisë Armend Zemaj si dhe u.d i drejtorit të QKUK-së, Valbon Krasniqi, shkruan portali arbresh.info.
Ministri Zemaj ka falënderuar Zyrën e BE-së për ndihmën me respiratorë të cilët do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të të prekurve me Covid-19.
“Faleminderit për angazhimin shtesë dhe ndihmën e vazhdueshme që po e bëni për qytetarët e Republikës së Kosovës në këto kohë të vështira që po kalojmë gjithë globi.
“Ky kontingjenti i ventilatorëve do të na ndihmojë shumë në organizimin të cilin po e bëjmë me SHSKUK-së në ndarjen e përgjegjësive për të ndihmuar çdo qytetar që po përballet me Covid-19”, tha Zemaj.
Në kontingjentin e ndihmave përveç respiratorëve janë përfshirë edhe Oksimetrat e pulsit si dhe makina të elektrokardiografisë (EKG) që do të ndihmojnë sistemin shëndetësor të Kosovës./arbresh.info/
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...