22 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalin e Vushtrrisë

11:43 | 4 Gusht 2020
A Z

Në Spitalin “Sheikh Zayed” të Vushtrrisë janë duke u trajtuar 22 pacientë me koronavirus.

Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed” është duke trajtuar 22 pacientë të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit në këtë spital janë edhe 11 pacientë të cilët janë në pritje të rezultatit për koronavirus.

Siç bëhet e ditur edhe në këtë spital ka të infektuar staf mjekësor e teknik dhe janë gjithsej nëntë prej tyre.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Përditësimi i të dhënave

04.08.2020

Stafi i Spitalit “Sheikh Zayed” vazhdon ti trajtojë personat e dyshuar apo të konfirmuar me COVID – 19, me vëllim shumë të madh të punës.

Në pajtim me raportin e datës, 04.08.2020, në Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, janë duke u trajtuar;

– 33 pacientë, prej tyre të intubuar 3, në oksigjen janë 27 pacientë.

– Prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 22, ndërsa 11 janë në pritje të rezultatiti, eventualisht të testimit.

– Kontrolla ambullantore kanë qenë 45.

– Po ashtu ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor, infermierik, administrativ e teknik, në pëgjithësi janë 9 të infektuar.

#mbaje_maskën ?

#respekto_distancën ⬅️➡️

#kujdes_higjienën ?.

Shpërndaje në rrjete sociale