Doli lirshëm në qytet i infektuari me koronavirus, policia arreston llapjanin

09:44 | 4 Gusht 2020
A Z

Policia e Kosovës ka arrestuar një të infektuar me koronavirus, pasi që i njëjti nuk kishte qëndruar në vetizolim.

Mëngjesin e së hënës, Policia e Kosovës në Podujevë e ka arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte rezultuar pozitiv me koronavirus mirëpo nuk kishte respektuar rregullat për vetizolim.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim.

Shpërndaje në rrjete sociale