Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë apel për qytetarët e Republikës së Kosovës, që të qëndrojnë në shtëpi.
IKSHPK bën thirrje për respektim të masave anti-COVID, derisa lutje të veçantë kanë veçmas për të moshuarit.
Njoftim i plotë:
APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! ???
Të nderuar qytetarë,
? Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
? Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!
? Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!
? Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!
? Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!
? Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...