Kabashi: E palogjikshme qe t’i thuhet Kryeministrit se nuk duhet të testohesh me prioritet

13:17 | 3 Gusht 2020
A Z

Analisti politik Bekim Kabashi, u reagon të gjithë atyre personave që reaguan ndaj testimit të Kryeministrit Avdullah Hotit për COVID19.

Sipas tij, është e palogjikshme qe t’i thuhet kryeministrit të shtetit se nuk duhet të testohesh me prioritet.

Ja postimi i plotë pa ndërhyrje:

Personalitetet qe mbajne pozita te rendesishme kane pergjegjesi e rrjedhimisht edhe privilegje me shume se sa qytetaret e zakonshem.

Ky model qe egziston ne gjithe boten, nuk eshte shpikur nga Kosova.

Eshte e palogjikshme qe t’i thuhet kryeministrit te shtetit se nuk duhet te testohesh me prioritet.

Nese ja ndalojme kete, atehere duhet te ja ndalojme edhe privilegjet tjera. Te mos vozitet me percjellje policore dhe vozitje me drita rrotative dhe te pres ne kolone sikur te gjithe qytetaret tjere, ne aeroporte te mos egzostoje fare zona VIP, te mos egzistoje fare pasaporta diplomatike, e shume privilegje te tjera, te cilat egzistojne ne proporcion me pergjegjesite.

https://www.facebook.com/bekim.kabashi/posts/10222354993974926

Shpërndaje në rrjete sociale