Zemaj: Do të vazhdojë ashpërsimi i masave, s’lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohet jeta dhe ekonomia e të gjithëve

17:17 | 2 Gusht 2020
A Z

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka vizituar sot Aeroportin e Prishtinës.

Zemaj thotë se, për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës!

Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve!

#QeveriaHoti

Shpërndaje në rrjete sociale