Haradinaj uron institucionet dhe popullin zviceran, thotë se Zvicra është një storie suksesi

09:59 | 1 Gusht 2020
A Z

Kryetari i AAK-sw Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, uron institucionet dhe popullin zviceran.

Haradinaj thotë se, Mbi shtatë shekuj shtet, Zvicra është një storie suksesi./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, uroj përzemërsisht institucionet dhe popullin zviceran në ditën më të rëndësishme për ta.

Mbi shtatë shekuj shtet, Zvicra është një storie suksesi. Me dekada ishte strehë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Të përndjekur nga okupimi, ata gjetën aty lirinë e shprehjes dhe veprimit, në dobi të organizimeve të shumta që edhe ne të jemi të barabartë me popujt e tjerë europian.

Sot, Zvicra është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët me angazhimin e tyre, janë pjesë e pandashme e sukseseve dhe përparimit të saj, qoftë në rrafshin politik, ekonomik, kulturor dhe sportiv.

Padyshim, Zvicra ishte dhe mbeti përkrahëse e jashtëzakonshme, në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, aleate e jona e veçantë dhe historike.

Urime!

RH

Shpërndaje në rrjete sociale