Organizata Botërore e Shëndetit ka sygjeruar të gjitha shtetet në botë që të fillojnë heqjen graduale të kufizimeve të lëvizjeve ndërkombëtare. Në një raport të ri të OBSH-së, thuhet se që tani shtetet duhet të dalin me plan konkret për të hequr gradualisht kufizimet e lëvizjeve ndërkombëtare.
Në raportin e ri të OBSH-së thuhet se përparësi duhet të kenë udhëtimet urgjente, humanitare, personelit të nevojshëm, por edhe të personave që do të kthehen në vendin e lindjes.
OBSH thotë se shtetet në vendimet e reja për lëvizje ndërkombëtare patjetër që duhet të marrin parasysh situatën epidemiologjike në nivelin lokal dhe masat sociale në fuqi.
OBSH poashtu vlerëson se gradualisht duhet të bëhet heqja e karantinimit për shtetasit e tjerë dhe se duhet një strategji e re për luftimin e situatës epidemilogjike.
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...