Një mjek që i ka diagnostikuar rastet e hershme të koronavirusit në Kinë i ka thënë televizionit britanik, BBC, se ai beson që zyrtarët e kanë fshehur shkallën e përhapjes së parë.
Profesori Kwok-Yung Yuen, i cili kishte ofruar ndihmë për hulumtimin e virusit në Wuhan, tha se janë shkatërruar dëshmitë fizike dhe reagimi ndaj të gjeturave klinike ka qenë i ngadalshëm, transmeton Gazeta Express.
“Kur shkuam në supermarketin Huanan, natyrisht, aty s’kishte asgjë për të parë, sepse tregu tanimë ishte i pastër. Pra, mund të thoni se skena e krimit tashmë është penguar, sepse supermarketi ishte pastruar dhe ne nuk mund të identifikojmë ndonjë burim që po e kalon virusin te njerëzit”, tha ai.
“Unë dyshoj se ata e kanë bërë një fshehje lokalisht në Wuhan. Zyrtarët lokalë, të cilët janë të thirrur t’i pasojnë menjëherë të dhënat, nuk kanë lejuar një gjë të tillë me aq gatishmëri sa është dashur ta bënin”, shtoi profesori Yuen.
Kina është kritikuar për reagimin fillestar ndaj virusit të ri dhe për penalizimin e një mjeku që ishte përpjekur t’i paralajmëronte kolegët për sëmundjen në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Ky shtet vazhdimisht i ka mohuar akuzat se nuk i ka publikuar të dhënat për shkallën e përhapjes së virusit.
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...