Haradinaj-Stublla: Kosova do të krijojë një zyrë qendrore për bashkëpunim me EUROPOL-in

10:44 | 27 Korrik 2020
A Z

Ministrja e Punëve të Jashtme Melizia Haradinaj-Stublla, thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me EUROPOL është tejet i rëndësishëm për formalizmin e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar.

Ajo thotë se, Kosova do të krijojë një zyrë qendrore për bashkëpunim me EUROPOL-in./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Në pajtim me autorizimet ligjore i kam dhënë pëlqimin Ministrit të Punëve të Brendshme z.Agim Veliu, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Europol-it.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje është një hap i shumëpritur, dhe tejet i rëndësishëm për formalizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar.

Bazuar në këtë marrëveshje pune, Kosova do të krijojë një zyrë qendrore për bashkëpunim me EUROPOL-in, do të fitojë qasjen në kanalin e komunikimit direkt të kësaj Agjencie Evropiane, dhe do të ketë mundësinë e shkëmbimit të oficerëve ndërlidhës.

Kosova, në këtë mënyrë do të ketë edhe një formë të re dhe më aktive të bashkëpunimit me të gjitha vendet e BE-së.

Shpërndaje në rrjete sociale