Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është bërë pjesë e fushatës online, ku i kërkohet kompanisë “Apple” që të vendos emrin e Kosovës në aplikacionin “Apple Maps” dhe të caktohen qartë kufijtë me Serbinë
“E nderuar Apple, më 21 prill, ju lëshuat një deklaratë zyrtare për të informuar se shumë nga shërbimet tuaja më të dashura tashmë do të jenë të qasshme në 20 shtete më tepër, përfshirë Kosovën. Në mars, ju e bëtë Dua Lipën, super-yllin nga Kosova, imazh të listës A të popit në Apple Music”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Ajo tutje ka thënë se aplikacionet e Apple janë zhvilluar në Kosovë, prandaj qartazi Kosova është pjesë e botës së Apple.
Kështu, Osmani ka kërkuar nga Apple që ta vendos Kosovën në hartat e saj.
“Shumë nga aplikacionet tuaja në App Store janë zhvilluar në Kosovë, me shumë tjera që do të zhvillohen pasi ju i bëtë shërbimet tuaja të qasshme këtu. Apple, Kosova është qartazi pjesë e botës tuaj, të sigurohemi që të kemi mundësi ta shohim atë edhe në hartën tuaj.
Dear @Apple, just this 21 Apr, you released an official statement informing that many of your most beloved services would now be available in 20 more countries – including Kosovo. In March, you made @dualipa, the superstar from ??, the cover of A-list Pop in your Apple Music. pic.twitter.com/FPKn4e85QS
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 26, 2020
Many of your apps in App Store have been built in Kosovo, with many more to be built as you made your services available here.
Hey @Apple, #Kosovo is clearly part of your world, let’s make sure we are able to see that in your map as well. #KosovoAppleMaps (2/2)
cc: @AppleSupport pic.twitter.com/iKX8mamtP6— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 26, 2020
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...