Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar Adem Demaçin në dyvjetorin e vdekjes
Mustafa e ka quajtur Demaçin “veprimtar i pathyeshëm i çështjes kombëtare”.
“Adem Demaçi ishte veprimtar i pathyeshëm i çështjes kombëtare. Me vullnet të pashembullt, sakrifikoi pjesën më të madhe të jetës së tij nëpër burgjet e regjimit okupator, në shërbim të kauzës kombëtare për liri”, ka thënë Mustafa, përcjell zyra për media e LDK’së.
Mustafa shton se Demaçi mbetet sinonim o flijimit dhe sakrificës për atdhe.
“Ai mbetet sinonim i flijimit dhe sakrificës për atdhe, duke u dergjur burgjeve serbe gati 3 dekada, prandaj është model i njeriut të pathyeshëm për kauzën e lirisë. Me veprimtarinë e tij, u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës për liri, duke motivuar breza të tërë që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri dhe pavarësi”, ka thënë Mustafa.
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...