Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, përmes në njoftimi në profilin e tij zyrtar ka njoftuar se ka vdekur funksionari i LDK’së dhe miku i tij që ka drejtuar Kuvendin Komunal të Podujevës, Hazir Raçi.
Veliu i ka shprehur ngushëllime familjes Raçi si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të profesorit tashmë të ndjerë.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit tim të ditëve të para, veprimtarit e funksionarit të LDK-së dhe të çështjes kombëtare, kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës, profesorit të shquar llapjan Hazir Raçi.Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, për humbjen e familjarit të përkushtuar, kolegut e mikut të shkëlqyer dhe njeriut të urtë e punëtor, siç ishte profesori.I përjetahëm kujtimi për profesor Raçin!”, ka shkruar Veliu.
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...