Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 69.231, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.171.378.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 147.364, prej të cilëve 1.164 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 69.231, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.171.378.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1,98 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 51,5 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 437.529 raste të konfirmuara dhe 32.656 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.292.286 raste, India me 1.307.191 raste dhe Rusia me 800.849./AA/
Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, Stradner: Sinjal i f...
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan