Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka vizituar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës dhe Shoqatën “Handikos”.
Zemaj thotë se, kërkesat e tyre janë të vogla dhe ne do të merremi seriozisht me to si në përmirësimin e legjislacionit për komponentin shëndetësor, ashtu edhe në aspektin e nevojave që kanë të bëjnë me infrastrukturën, pajisjet apo nevojat e tjera të personave me aftësi të kufizuara./arbresh.info/
Ja postimi i plotë:
Kam vizituar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës dhe Shoqatën “Handikos”, ku me drejtuesit e tyre, z. Daut Ishuki dhe z. Afrim Maliqi kam diskutuar për nevojat ë komuniteteve që i përfaqësojnë, kërkesat që i kanë për të përmirësuar shërbimet ndaj tyre dhe sfidat, sidomos gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Jam i inkurajuar me vullnetin e tyre për të përmirësuar shërbimet e komuniteteve që i përfaqësojnë.
Nga Shoqata e të Verbërve është mirëpritur manuali për mbrojtje nga Covid-19 i realizuar edhe në alfabetin e Brajdit, derisa në HANDIKOS, pashë nga afër aktivitetet e kësaj shoqate që lidhen me aftësinë e kufizuar në Kosovë.
Në takimin në HANDIKOS-s ishte i pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Fetah Rudi dhe Avokuesi i të Drejtave të Fëmijëve, z. Rijad Mehmeti. Në raport me nevojat që i kanë këto komuniteti, kërkesat e tyre janë të vogla dhe ne do të merremi seriozisht me to si në përmirësimin e legjislacionit për komponentin shëndetësor, ashtu edhe në aspektin e nevojave që kanë të bëjnë me infrastrukturën, pajisjet apo nevojat e tjera të personave me aftësi të kufizuara.
Ndamë për stafin e tyre që këtyre ditëve dalin në mjediset e shoqatave një sasi të mjeteve mbrojtëse kundër Covid-19. Këto kategori meritojnë më shumë kujdes e mbështetje, për një shëndet dhe mirëqenie më të mirë.
Bashkë për shëndetin e njëri-tjetrit!
Mos u Shliro!
#QeveriaHoti!
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3238154306231427
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova