Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ka dështuar ta votoj Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Shkak i këtij dështimi ishte mungesa e kuorumit, ku të pranishëm ishin pesë anëtarë, pasi që disa anëtarë tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kryetarja e këtij komisioni, Valentina Bunjaku kërkoi që kjo mbledhje të vazhdojë online, në mënyrë që ky Ligj të procedohet sa më shpejt në seancë.
Teuta Haxhiu nga AAK tha se vonesa e tillë do ta pamundësojë që nesër të shkojë në seancë.
“Dështimi i komisionit është i papranueshëm për shkak të pikave dhe për Ligjin e vlerave të UÇK”.
“Është kërkuar që ne ra përcjellim me raport në mënyrë që nesër të hyj në rend dite në seancën e nesërme”, tha ajo.
Sejdi Hoxha nga PDK-ja tha se komisioni nuk duhet të bëhet pengesë që Ligji për Vlera të luftës së UÇK-së të mos kalojë.
“Nuk është marre me tregu se është pozitiv por është mirë që të arsyetohet. Pajtoj me kolegë që kjo mbledhje të mbahet online pasi që nesër është seanca dhe sa më shpejtë ta dërgojmë në Kuvend”.
“Nuk duhet që ne të bëhemi pengesë si komision e mos të kalojë ky ligj”, u shpreh ai.Për fund u vendos që mbledhja të mbahet online pa treguar orën e saktë”./eo/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/646267015972830/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...