Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit në Komoran. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se nga ky aksident një person ka humbur jetën.
“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë.
Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin.
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...