5 persona të lënduar pas aksidentit në Lipjan

14:51 | 18 Korrik 2020
A Z

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në fshatin Torinë të Lipjanit.

Në aksident janë të përfshira tri vetura, ndërsa deri tani pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 13:25 kemi pranuar informatën se në fsh. Torinë në rrugën Lipjan – Magure, ka ndodh një aksident trafiku me lëndime. Policia ka dal në vend-ngjarje, në aksident janë të përfshira tri vetura, deri tani pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Për momentin rruga Lipjan – Magure është e bllokuar”, tha zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale