Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për humbjen e betejës me Covid-19 të dy bashkëqytetarëve, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist.
Haziri ka njoftuar se të dy personat në fjalë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen”.
“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm”.
https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/4345301515510214
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...