Hoti: Fokusi në 2020 do të jetë kompensimi i ekonomisë së ndikuar nga Covid-19

11:37 | 18 Korrik 2020
A Z

Instituti Riinvest është duke mbajtur një debat ku është duke u bërë prezantimi i raportit “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se fokusi i Qeverisë në vitin 2020, do të jetë kompensimi e ekonomisë të ndikuar nga Covid-19

“Kemi vendosur që gradualisht ta hapim ekonomin dhe t’i mbyllim ato pjesë që besojmë se janë vatra të përhapjes së virusit si për shembull pjesa e gastronomisë”.

“Në raport janë të cekura në detaje edhe ato ndërmarrje që janë ndikuar nga pandemia – rreth 56 ndërmarrje janë mbyllur për shkak të masave anti-Covid që janë marrë nga Qeveria”.

“Disa masa janë zbatuar plotësisht, disa jo për shkak se ende nuk ka ndodhur rishikimi i buxhetit”.

“Ne po planifikojmë që ta mbyllim këtë çështjen e pagesave me masat emergjente dhe të kalojmë tek pjesa e rimëkëmbjes ekonomike që mund të duket pak ambicioze, por që është e realizueshme”.

“Fokusi në vitin 2020 do të jetë në kompensimin e ekonomisë që është ndikuar nga Covid-19. Vlerësimet janë edhe të FMN-së edhe të Ministrisë së Financave. Ne kemi bërë një fond për rimëkëmbje ekonomike që është 347 milionë euro”.

“Efekti nuk është një me një për aq sa ka rënë ekonomia. Nëse nuk thellohet pandemia, ne presim që mund ta përmbyllim vitin me 2.5 ose 3 % rënie ekonomike”.

“Sa i përket mobilizimit të fondeve, presim që këtë vit dhe vitin e ardhshëm të mobilizohemi deri në 1.2 miliard euro”.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/283464279756933

Shpërndaje në rrjete sociale