Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil. Vende-vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme të shiut (mbi 20lm2), erë të fuqishme, zbrazje elektrike dhe dukuri të breshërit.
Temperatura e ajrit, posaçërisht në veri, dukshëm do të ulet.
Temperatura e mëngjesit do të zbresë në interval prej 13 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 21 deri 29 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 23 gradë.
Destabilitet lokal do të ketë edhe të dielën, ndërsa nga e hëna deri të mërkurën pason moti stabil me rritje të konsiderueshme të temperaturës ditore.
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian