103 raste të reja me coronavirus, 95 të shëruar

15:17 | 17 Korrik 2020
A Z

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur  konferencë për medie ku është publikuar  rezultati për Coronavirus.

Xhevat Jakupi shefi i departamentit të mikrobiologjisë në IKShpK, ka treguar rezultatet e datës 16 korrik.

Ai tha se janë testuar 459 mostra, prej të cilave 103 raste pozitive, 124 raste me përfundim fatal, janë shëruar 95 pacient ndërsa numri i rasteve aktive është 2 mijë e 708.

“Janë testuar 459 mostra, prej të cilave 103 raste pozitive, 124 raste me përfundim fatal, janë shëruar 95 pacient ndërsa numri i rasteve aktive është 2 mijë e 708. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj”, tha ai

Shpërndaje në rrjete sociale