Tifozët e Manchester Unitedit u shprehën të lumtur në rrjete sociale lidhur me një incident në ndeshjen e së enjtes ku u përfshinë Marcus Rashfordi dhe Anthony Martial, pasi që u pëlqente si francezi i doli në mbrojtje bashkëlojtarit të tij gjatë një zënke.
Manchester Unitedi e la në të kaluarën barazimin e së hënës kundër Southamptonit duke i marrë të tri pikët në ndeshjen e së enjtes në Premierligës kundër Crystal Palace.
Djemve të Solskjaer iu nevojit një fitore për ta mbajtur të njëjtin hap me Leicester Cityn dhe Chelsean në garën për top katërshe. Ata e morën këtë fitore me rezultat 2:0 falë golave të shënuara nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial.
Por, s’ishin vetëm golat e kësaj dyshe që i gëzuan tifozët e gjigantit anglez, por edhe lidhja e mirë mes tyre, e cila u vërejt gjatë një incidenti mes Rashfordit dhe Zahas së Crystal Palace.
Pasi gjyqtari e referoi një gjuajtje të lirë për Manchester Unitedi shkaku i një ndërhyrjeje të Zahas në Rashfordin, Zaha reagoi ashpër dhe e nisi një zënkë me Rashfordin. Megjithatë, Anthony Martial i shkoi shpejt në mbrojtje Rashfordit dhe kjo është komentuar shumë në rrjete sociale.
https://twitter.com/TheManUtdWay/status/1283880833737269248?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1283880833737269248%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmartial-u-gjuajt-ne-mbrojtje-te-rashfordit-gjate-nje-zenke-reagojne-tifozet%2F
Vetë Rashfordi u shpreh mirënjohës për këtë veprim të Martialit, pasi e postoi një foto të tyre në llogarinë e tij dhe e përcolli me mbishkrimin “Shoku im”, ndërsa Martial ia ktheu duke shkruar “vëllai im”. /Gazeta Express/
https://twitter.com/MarcusRashford/status/1283887891467444232?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1283887891467444232%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmartial-u-gjuajt-ne-mbrojtje-te-rashfordit-gjate-nje-zenke-reagojne-tifozet%2F
Një ditë pas lirimit me kusht nga Haga, Haradinaj viziton Fa...
“Mashtroi ndërkombëtaret?” – Avokatja: Si është e mundur Tha...
Ministri serb e quan provokim aleancën ushtarake Kosovë-Kroa...
Mbahet takimi trepalësh Shqipëri-Kosovë-Kroaci, FSK: U konfi...
Një mungesë e madhe për Barcelonën ndaj Atletico Madridit
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...